Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëruan këngën e re por në fakt nuk bëhet fjalë për një. Ata sapo kanë publikuar dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.
Sigurisht këngët janë shoqëruar me videoklip dhe dyshja duken mjaft bukur. Anxhelina është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje pasi sot feston 29-vjetorin. “Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje!
Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al