Një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendës Presidentes së SHBA, Kamala Harris, do të largohet nga administrata e Biden në fund të vitit.
Mediat e huaja kanë bërë me dije se lajmi për largimin e Symone Sanders është bërë nga një komunikatë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.
39 vjeçarja Sander, një afrikano-amerikane, jep dorëheqjen pas një sërë thashethemesh rreth zhgënjimit të rëndë në ekipin e zëvendëspresidentit për rolin në hije të Harris në administratë deri më tani./abcnews.al