Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat kundër Maduros në Venezuelë, 14 të vrarë dhe 218 të arrestuar

schedule09:57 - 24 Janar, 2019

schedule 09:57 - 24 Janar, 2019

14 viktima janë regjistruar në Venezuelë nga reagimi i policisë ndaj protestave kundër qeverisë në Venezuelë. Shifrat janë konfirmuar nga organizata jo qeveritare për monitorimin e konflikteve sociale. Që nga fillimi i protestave kundër Nikolas Maduros, të hënën e kaluar janë arrestuar 218 protestues, sipas raportimeve të së përditshmes El Mundo. Dje kreu i opozitës venezueliane, Huan Guaido’ u vetëshpall President në detyrë i vendit.

Kreu i shtëpisë së Bardhë, Donald Trump deklaroi që dje se njeh liderin e opozitës së Venezuelës si Presidentin legjitim të vendit. Ai e cilësoi ilegjitim lidershipin e Presidentit në fuqi Nikolas Maduro. Në njoftimin e tij, Trump u bëri thirrje qeverive të vendeve të tjera të ndërmarrin të njëjtin hap.

Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën linjë me presidentin amerikan Donald Trump, ka njohur zyrtarisht kreun e opozitës Juan Guaido si presidentin e përkohshëm të Venezuelës. Rama i uron Guaidos dhe venezuelasve sukses në luftën e tyre ndaj pushtetit ilegjitim që ka shndërruar vendin e tyre në “një ferr të vërtetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!