Norvegjia ka identifikuar dy rastet e para me variantin Omicron, sipas ministrisë së shëndetësisë. Të infektuarit sapo ishin kthyer nga Afrika e Jugut, sipas një deklaratë të kryetarit të bashkisë së Oeygarden, Tom Georg Indrevik.
Komuna me afro 40,000 banorë ka shënuar rritje të rasteve kryesisht për shkak të varianteve të mëparshme të Covid-19 dhe tani pritet të marrë kufizime të tjera për të kontrolluar shpërthimin në vend.
Norvegjia ka regjistruar 267,843 raste dhe 1,054 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al