Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Norvegjia fiton edhe mbi dy rrota/ Torsten Traen vesh Fanelën e Verdhë në “Tour”, bie Pogacar

schedule12:56 - 8 Korrik, 2026

schedule 12:56 - 8 Korrik, 2026

Ishte si një rrufe në qiell të pastër. Turi i Francës i këtij viti mendohej thjesht si shesh-beteja e Tadej Pogaçarit dhe Jonas Vingegardit, si dhe si arena e disa çiklistëve të tjerë shumë të mirë si Evenepël, Del Toro apo francezi i ri Pol Seksas.

Gjithsesi, një garë e tij klasike, më e madhja në botë e këtij sporti, shpesh rezervon të papritura të mëdha dhe një e tillë ndodhi në etapën e katërt të këtij edicioni. Si nga fundi I dheut doli një hero, që qëlloi të ishte norvegjez, ashtu si Erling Halandi apo Odegardi, që këto ditë po shkëlqejnë në Kupën e Botës në futboll.

Ky quhet Torstein Traen, që në moshën 30-vjeçare arriti një kulm në karrierë. Nga një i panjohur i madh, ai u bë kryesuesi i Turit të Francës, duke veshur Fanelën e Verdhë, pas etapës së katërt e cila pati një shkëputje të madhe që përfundoi me sukses.



Traen ishte pjesë e një grupi prej 10 çiklistësh që në fund ishin 12 minuta përpara grupit kryesor, ku bënin pjesë edhe Pogaçar e Vingegard. Fitorja I takoi danezit 30-vjeçar Mads Pedersen, kampion I botës në 2019, por triumfi ishte për norvegjezin.

Traen veshi Fanelën e Verdhë, në mënyrë krejt të papritur, dhe tani është gati 8 minuta përpara dy gjigandëve që janë me kohë të njëjtë. Gjithsesi, Pogaçar e Vingegard pritet ta tregojnë veten këtë të enjte, në etapën e gjashtë në ngjitjen legjendare në Turmaje, ku shpesh është vendosur fati i kampionëve të Turit të Francës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!