40 vite pas identifikimit të rastit të parë, HIV vazhdon të jetë një kërcënim për botën

schedule08:38 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 08:38 - 1 Dhjetor, 2021

Dyzet vite pasi u raportuan rastet e para të SIDA-s, HIV vazhdon të kërcënojë botën. Sot, bota ka një mision të përbashkët për të përmbushur angazhimin për t’i dhënë fund AIDS-it deri në vitin 2030.

Pabarazitë ekonomike, sociale, kulturore dhe ligjore duhet të marrin fund urgjentisht nëse duam t’i japim fund SIDA-s deri në vitin 2030, sipas OKB.

Statistikat globale të HIV-it

Sipas OKB-së, 37.7 milionë njerëz në mbarë botën u infektuan me HIV në vitin 2020, ndërsa 680,000 humbën jetën nga SIDA-n në të njëjtin vit. Që nga fillimi i shpërthimit, rreth 79.3 milionë njerëz janë infektuar me HIV dhe 36.3 milionë kanë vdekur.

Nga 37.7 milionë njerëz të infektuar me HIV në vitin 2020, 53% ishin gra dhe vajza dhe 84% vajza të reja. Infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 52% që nga kulmi në 1997. Vdekjet e lidhura me AIDS kanë rënë me 64% që nga kulmi në 2004 dhe me 47% që nga viti 2010.

Sipas studimeve të fundit në Angli dhe Afrikën e Jugut, rreziku i vdekjes nga COVID-19 tek njerëzit që ishin të infektuar me HIV ishte dy herë më i lartë se në popullatën e përgjithshme.

Rreziku i infektimit me HIV është:

35 herë më i lartë për personat që konsumojnë drogë.

34 herë më i lartë për gratë trans.

26 herë më i lartë për punonjësit e seksit.

25 herë më i lartë për meshkujt homoseksualë

/abcnews.al