Emir Sahiti ka shënuar një tjetër gol në Kroaci, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë kundër Lokomotiva Zagreb.
Sulmuesi anësor realizoi në fund të ndeshjes golin e gjashtë për Hajduk Split, që triumfoi me rezultatin 6-3 dhe u kualifikua në gjysmëfinale.
— Follow @aboutHNL (@aboutHNL_Goals) November 30, 2021
Në fushë ishin edhe tre shqiptarë të tjerë, Jon Mersinaj dhe Arbër Hoxha nga Lokomotiva titullarë dhe Indrit Tuci që u aktivizua në pjesën e dytë. / abcnews.al