Klubi i Kukësit ka konfirmuar largimin e lojtarit Albin Gashi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga drejtuesit e verilindorëve është bërë me dije edhe ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.
Sipas klubit 24-vjeçari ka kërkuar largimin e tij nga skuadra për arsye familjare, dhe drejtuesit e kanë mirëkuptuar.
Njoftimi i klubit:
“Futbollisti Albin Gashi nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Sulmuesi 24-vjeçar ka kërkuar nga klubi që të largohet në drejtim të Austrisë arsye familjare dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit duke e lënë të lirë.
Klubi i Kukësit e falënderon Gashin për kontributin e dhënë për fanellën e Kukësit dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”, thuhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Gashi sezonin e kaluar ka zhvilluar me Kukësin 27 takime duke shënuar edhe një gol, ndërsa këtë sezon me skuadrën e Longos nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin e skuadrës. /f.a/abcnews.al