Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ISHP: 30 fëmijë deri 2 vjeç të prekur këtë vit nga fruthi

schedule13:08 - 23 Janar, 2019

schedule 13:08 - 23 Janar, 2019

Në Shqipëri fruthi ka prekur 30 persona. Ndërkohë që ka shënuar viktimën e parë. Mjekët bëjnë thirrje për të respektuar kalendarin e vaksinimit dhe për të shmangur vendet me shumë njerëz.

30 persona rezultojne të prekur nga fruthi në Shqipëri këtë vit ndërsa për 15 persona të dyshuar ende nuk kanë përfunduar analizat. Kryesisht janë të grupmoshës nën dy vjeç kur ende nuk aplikohet vaksina.

Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje prindërve të respektojnë kalendarin e vaksinimit për më të vegjëlit, por dhe për të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy dozat e saj.

Vitin që lamë pas raportohet të jenë kryer mbi 113 mijë vaksinime, mbi 51 mijë prej të cilave në grumoshat 1 dhe 5 vjeç, ndërsa rreth 62 mijë për fëmijë që nuk e kishin kryer në kohë, të rritur me një doze apo në kontakt me persona të infektuar. Për të shmangur transmetimin e fruthit nga një Instituti i Shendetit Publik apelon për shmangie të vendeve me grumbullime masive njerëzish.

Këtë vit fruthi ka shënuar një viktimë. Një foshnjë katër muajshe ndërroi jetë në reanimacionin e Pediatrisë në QSUT ku prej 10 ditësh trajtohej për komplikacione të kësaj sëmundje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!