Moti i keq ka “mbërthyer” të gjithë vendin me stuhi dhe reshje dëbore. Tirana pasditen e sotme u “zbardh” nga breshri, ndërsa në disa zona pati probleme me vërshimin e ujit.
Situatë problematike ishte edhe në “Don Bosko” ku uji vërshoi në rrugë duke bërë që makinat të “notojnë”.
Jugu është në situatë më kritike pasi lumi Vjosa doli pasditen e sotme nga shtrati duke shkaktuar problemet e para në Novoselë.
Gjithashtu në Elbasan Shkumbini përmbyti disa hektarë tokë./ Abcnews.al