Konfirmohet rasti i parë me variantin Omicron në Austri

schedule12:26 - 29 Nëntor, 2021

schedule 12:26 - 29 Nëntor, 2021

Variant i ri i Covid, Omicron është identifikuar për herë të parë në Austri, në rajonin e Tirolit. Një person që ka udhëtuar së fundmi në Afrikën e Jugut ka rezultuar i infektuar, njoftoi qeveria sot.

“Tani kemi rezultatet që na duhen për të qenë në gjendje të konfirmojmë ”, se rasti i dyshimtë i zbuluar dje të shtunën është “definitivisht” ky variant B.1.1.529”, tha Ministria e Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve APA.

Autoritetet shëndetësore rajonale të Tirolit kanë thënë më herët se dyshojnë se ka një rast të infektimit me variantin Omicron te një person pa simptoma.

Të premten, Austria mbylli kufijtë e saj për udhëtarët nga shtatë vende në pjesën jugore të kontinentit afrikan për shkak të zbulimit të variantit Omicron në Afrikën e Jugut, i cili paraqet një “rrezik shumë të lartë” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!