Në ndeshjen e djeshme midis St Etienne dhe PSG, ku rezultati përfundimtar u mbyll në 1-3 për parizienët, Neymar pësoi një dëmtim “horror” pas një ndërhyrje të ashpër nga lojtari kundërshtar.
Neymar u piketua disa herë nga lojtarët kundërshatë ku këta të fundit i ndërhynë disa herë ashpër. Braziliani pësoi një ndrydhje të ashpër të kyçit të këmbës dhe qëndrimi jashtë fushave pritet të jetë i gjatë.
Mediat franceze, thonë se ndalesa e Neymar do të jetë rreth gjashtë javë por ende nuk ka një njoftim zyrtar./h.ll/abcnews.al