Muzika shqiptare në zi, shuhet kompozitori Aleksandër Lalo

schedule15:35 - 20 Nëntor, 2017

schedule 15:35 - 20 Nëntor, 2017

Personalitete nga fusha të ndryshme, miq, kolegë, muzikantë dhe artdashës kanë kryer homazhe në ndër të kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërroi jetë në mënyrë të papritur në moshën 68 vjeçare pas një arresti kardiak.

Miku i tij Petrit Ruka, i cili dha lajmin për ndarjen nga jeta thotë se  tani kuptohet vlera që Lalo na la si testament.

Ndërkohë që Robert Radoja e cilëson si kompozitorin e tingujve të gëzueshëm.

Aleksandër Lalo ëeshtë një ndër emrat më të shquar të muzikës shqiptare që ka lënë firmën e tij në mjaft vepra muzikore veçanërisht muzike filmash 37.

Gjithashtu ai ka qenë kompozitor i disa këngëve që kanë marrë çmime në festivalet e RTSH.

Ndër të tjera, kompozitori Aleksandër Lalo është autor i muzikës së shumë filmave të kinematografisë shqiptare, që kanë mbetur ndër vite në memorien e publikut. Projekti i tij i fundit, ishte pjesëmarrja në panelin e jurisë së spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, ku krahas kritikave profesionale, shquhej për batutat dhe humorin që e karakterizonte Aleksandër Lalo.

Kompozitori i shquar u largua nga kjo jetë duke lënë pas një pasuri të madhe muzikore për kulturën shqiptare.

Kopmozitori i tingujve të gëzueshëm.

Lalo është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, pasi ka kompozuar një sërë filmash mjaft të dashur për publikun shqiptar si:

“Dimri i fundit”, “Dy herë mat”, Treni niset në shtatë pa pesë, Shi në plazh, Vajzat me kordele të kuqe, Tingujt e harresës, Era e ngrohtë e thellësive, Emblema e dikurshme, Një gjeneral kapet rob etj. Gjithashtu ai ka qenë kompozitor i disa këngëve që kanë marrë çmime në festivalet e RTSH.

Aleksandër Lalo ishte kompozitori shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht karriti vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë konsideruar të mrekullueshme.

Muzika e kompozuar nga Lalo ne filmat:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)/abcnews.al

 

https://youtu.be/dOalZoW0XCA