Klubi italian i Milanit është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe për këtë pozicion pëlqehet francezi Nabil Fekir.
28-vjeçari luan për Real Betis dhe Paolo Maldini e pëlqen shumë lojtarin. Francezi ka një kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2023 dhe ende nuk ka gjetur një marrëveshje përfundimtare me klubin për të rinovuar.
Sipas “fichajes.net”, Milani është gati të futet në sulm për francezin në merkaton e janarit pasi mendohet se ai do të përshtatej shumë mirë me skemën e Piolit./h.ll/abcnews.al