Rama dhe Basha i Kosheres kanë zhvilluar një bisedë virtuale me njëri-tjetrin. Duke u përpjekur që ta mbajnë bisedën e tyre të fshehtë, ata diskutojnë për deklaratën e Bashës lidhur me trekëndëshin e Bermudës. Më pas, ata tentojnë të këndojnë atë që ata e quajtën si “himnin” e tyre.
Pjesë nga biseda:
Rama: Më ke mërzitur, si the për mua Trekëndëshi i Bermudës.
Basha: Po çke ti o Edi, ti je pika më e lartë e trekëndëshit.
Rama: Do të festosh sot për festa?
Basha: Po Edi, do të festoj ditën e Flamurit sepse ti e di që unë jam patriot
Rama: E ke mësuar himnin, hajde ta këndojmë bashkë.
/abcnews.al