Kryeministri Edi Rama e ka nisur dhe mbyllur me batutë për vlonjatët, fjalën e tij gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve për aeroportin në këtë qytet.
Rama tha se në mbrëmje do të marrë mesazhet e para nga vlonjatët se a do të hapet aeroporti javën tjetër, duke e lidhur këtë me padurimin që i karakterizon. Kreu i qeverisë zbuloi edhe këngën për vlonjatët.
“Na vunë më në fund në punë ta i na shkojnë nga televizori. Jam i bindur që sot në darkë kur të jem duke u kthyer do të marr mesazhet e para: A do hapet aeroporti javën tjetër. është fare normale sepse kësaj i thonë Vlorë…është ajo kënga kur thua Gjirokastër i ke thënë të gjitha, por është edhe një tjetër që unë e kam mësuar ta këndoj me vete edhe pse nuk është popullore e njohur. Nëse kur thua Gjirokastër i ke thënë të tëra, kur thua Vlorë s’ke më ç’thua”, u shpreh Rama. g.v/abcnews.al