Tragjike në Golem, burrë e grua afiksohen nga gazi dhe humbin jetën

schedule18:55 - 27 Nëntor, 2021

schedule 18:55 - 27 Nëntor, 2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Golem. Burrë e grua, Mihal Jani 60 vjeç dhe Anila Llulla 50 vjeçe, kanë ndërruar jetë pasi janë asfiksuar nga gazi.

Policia raporton se rreth orës 17:45 të pasdites së sotme në katin e dytë të pallatit në apartamentin e 60 vjeçarit janë gjetur të dy pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

“Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë“, thotë policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. be.k/abcnews.al