Ngjarja tragjike në Deçan, reagon Meta: I tronditur nga ky akt kriminal

schedule22:16 - 26 Nëntor, 2021

schedule 22:16 - 26 Nëntor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Deçan të Kosovës ku është qëlluar me armë drejt një autobusi me nxënës dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona.

Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.

Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Meta.

Nga sulmi humbën jetën 3 persona, mes tyre edhe nxënës, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!