“Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë”, Gold AG reagon për masakrën në Kosovë

schedule22:07 - 26 Nëntor, 2021

schedule 22:07 - 26 Nëntor, 2021

Këngëtari i njohur, Arian Agushi- Gold Ag ka reaguar pas masakrës që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër ka mbetur i plasosur.

Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se lajme të tilla nuk duhet të dëgjojmë më kurrë/

DEÇAN
Allahu i mëshiroftë të vrarët në Gllogjan të Deçanit. Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë .
Jam me ju në dhimbje e gëzim Deçan”, ka shkruar ai.

Sipas mediave në Kosovë, viktimë ka mbetur shoferi i autobusit dhe 2 nxënës. Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po dërgonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!