Parakolpi i është shkatërruar makinës së eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha pasi është përfshirë në aksident masiv mbrëmjen e sotme teksa po ktheheshin nga Foltorja në Kurbin.
ABC sjell pamje të makinës pas aksidentimit në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras. Të përfshirë në aksident janë makina me shofer Albin Menitoviç 27 vjeç nga Prishtina, i cili ka goditur mjetin me drejtues Sali Lazri 28 vjeç nga Tirana, e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së Berishës. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 persona. Ata janë Edi Sinani, Albinin Menitoviç e Sali Lazri.