Cara: Partizanit i ka munguar fati, kisha besim se do e shënoja golin

schedule21:11 - 26 Nëntor, 2021

schedule 21:11 - 26 Nëntor, 2021

Tedi Cara ishte heroi i Partizanit kundër Teutës, pasi shënoi në minutën e gjashtë shtesë golin e fitores. Sulmuesi nga Kavaja, në emisionin Gol pas Goli në Supersport deklaroi:

“Kisha besim se do të shënoja, loja ishte e mirë. E kemi nisur jo mirë, pjesa e dytë erdhi në rritje. Në momentin që erdhi goli i barazimit, kisha besim se do ta kthenim ndeshjen”.

“Mendoj që ndeshjen duhet ta vendosim në kontroll në minutat e para, na ka munguar edhe fati. Sot kemi pasur mundësi, por nuk shënuam dhe kundërshtari në herën e parë na ndëshkoi.

“Kam detyrë të ndihmoj ekipin dhe ne të jemi mirë moralisht, pastaj për atë pjesë mendon klubi. Duhet të bëjmë më shumë dhe pjesën e sulmuesve se kë mund të marrin në merkato nuk e di”, deklaroi sulmuesi i Partizanit. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!