Spitali i Pejës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan një tjetër person është plagosur. Lajmin e ka dhënë drejtori i spitalit të Pejës Skënder Dreshaj.
“Një tjetër i moshës së re është i plagosur nga armët e zjarrit por në gjendje stabile”, tha Dreshaj.
Në total nga të shtënat me armë paraprakisht raportohet se kanë mbetur të vdekur 3 persona.
Dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.