Jemi ndër shtet e pakta në botë, që nuk ka aktin origjinal të shpalljes së pavarësisë, as çastin historik fiksuar në një foto, gjithashtu as flamurin që u valvit në godinën historike që shënoi ditën e lirisë.
Studiuesja dhe historiania Ledia Dushku prej vitesh është marrë me kërkimin e flamurit, ajo thotë se enigma ende vazhdon.
Historia , sipas Dushkut është gjithnjë në proces , por ajo pranon se edhe nga dokumentet e faktet e reja tashmë është e vërtetueshme se elita politike deri në atë çast ishte e përçarë. Ndërsa festa e Çlirimit ,sipas saj nuk ka më dilema mes historianëve që është me 29 nëntor.
Ndërsa në Hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u çelë ekspozita me titull: “Drejt Pavarësisë”, e cila përmban ecurinë e ngjarjeve drejt pavarësisë së Shqipërisë, përmes fotove të shtypit të kohës si edhe artefakte të firmëtarëve që ruhen në muze. /abcnews.al/