Trajneri Carlo Ancelotti mund të gëzojë sepse David Alaba që shfaqi probleme me gjurin kundër FC Sheriff-it nuk ka asgjë serioze.
Alaba krijoi ndjesinë se mund të kishte dëmtuar ligamentin e gjurit dhe pas vizitave mjeksore është mësuar se nuk ka asgjë serioze për lojtarin e Realit.
Sipas ‘Marca”, futbollisti gjerman ka ndrydhur pak gjurin, por nuk ka dëmtim të ligamenteve, që do të thotë se lojtari humbet vetëm ndeshjen kundër Sevillas në kampionat ditën e shtunë, ndërsa pritet të jetë gati për teknikun Ancelotti në ndeshjet e tjera.
Alaba është kthyer në shtyllën e mbrojtjes së Madrid që bashkë me Militaon kanë krijuar një dyshe të hekurt. /f.a/abcnews.al