Të paktën gjysmë milioni jetë janë shpëtuar nga vaksinat kundër koronavirusit në Europë, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas studimit, 470,000 jetë janë shpëtuar që nga fillimi i fushatës së vaksinimit.
Studimi, i kryer nga të dhënat e mbledhura në më shumë se gjysmën e 53 vendeve në rajonin e OBSH-së të Evropës, vlerëson se rreth 160,000 jetë u shpëtuan në Angli dhe pothuajse 39,000 në Francë. Vihet re se nuk ka të dhëna për 20 vende të rajonit, përfshirë Rusinë , Turqinë , Gjermaninë dhe Holandën .
Në Bashkimin Europian, 67.7% e popullsisë ka marrë dy doza të vaksinës, por dallimet midis vendeve janë shumë të mëdha. Për shembull, vetëm 25% e bullgarëve janë vaksinuar plotësisht në krahasim me 86,7% të portugezëve.
Në total, që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 1.5 milionë persona kanë humbur jetën nga Covid në rajon, 90% e të cilëve ishin mbi 60 vjeç.
/abcnews.al