Përshkallëzohet tensioni mes Iranit dhe Izralelit

schedule23:07 - 21 Janar, 2019

schedule 23:07 - 21 Janar, 2019

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, me Teheranin që kërcënon të zhdukë shtetin hebre. Tel Aviv nga ana e tij pranon se ka reaguar me raketë në Lartësitë e Golan në Siri pas kërcënimeve iraniane. Ndërkohë Gjermania ndalon hyrjen në territorin e vendit të avionëve të kompanisë ajrore iraniane Mahan Air, për arsye sigurie.

“Jemi gati për luftën vendimtare që do të zhdukë Izraelin. Forcat tona të Armatosura janë të përgatitura për ditën kur Izraeli të shkatërrohet”. Është kjo deklarata e fortë e kreut të aeronautikës iraniane. Reagimi erdhi pas sulmeve izraelite në Siri kundër vendqëndrimeve ushtarake iraniane.

Ndërkohë që tensioni në Lindjen e Mesme përshkalëlzohet, Gjermania ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të avionëve iranianë të kompanisë ajrore Mahan Air. Zyra federale e aeronautikës gjermane bëri të ditur se do të tërheqë lejen e fluturimit në territorin gejrman, të kompanisë nga Teherani, duke filluar nga kjo javë.

Mediat gjermane shkruajnë se masa merret pas dyshimit se shërbime sekrete të republikës islamike kanë kryer dhe planifikuar atentate të tjera në Europë. Kompania Mahan që nga viti 2011 gjendet në listën e sankksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas amerikanëve me avionët e kësaj kompanie transportohen armë, municione dhe luftëtarë në Siri.

Nga ana e tij Izraeli theksoi se raketa tokë – tokë në lartësitë e Golan të kontrolluara nga Izraeli dhe prodhim Iranian nuk janë përdorur asnjëherë në brendësi të luftës në Siri. Zëdhënësi ushtarak izraelit u shpjegoi gazetarëve se raketa është sjelë në Siri nga Irani me qëllimin për të goditur në të ardhmen Izraelin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!