Nga Leontina Nika
49 vite pas Kongresit Ilire, e kongresit të drejtshkrimit, mbahet në Tiranë Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike i organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës.
Studiuesi Shaban Sinani e cilëson domosdoshmëri ridimensionimin e vijimësisë iliro-shqiptare.
Kryetari i Akademisë së Kosovës Mehmet Kraja e vë theksin tek ballafaqimi i tezave mes 182 studiuesve shqiptarë dhe të huaj.
Ndërsa Kraja , kujton pengesat ligjore nga marrëveshja e Ahtisarit.
Studiuesja Lucia Nadin tregon një zbulim unik që lidhet me qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë që studiuesi francez Pierre Cabanes, po bën përpjekjet për sjelljen e bibliotekës së arkeologut francez Leon Rey, në Shqipëri, por ai thotë se ka pengesa borukratike nga shteti shqiptar.
Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike do të përmbyll punimet më 27 nëntor, ku pritet të nxjerr edhe konkluzione në vështrimin e dukurive të historisë, arkeologjisë, gjuhësisë, antropologjisë e letërsisë./abcnews.al