Mungon një mbrojtës kundër Skëndërbeut, Tiranën e shqetëson edhe një mesfushor

schedule15:25 - 25 Nëntor, 2021

schedule 15:25 - 25 Nëntor, 2021

Tirana do të luajë kundër Skëndërbeut në Korçë sfidën e javës së 10-të të kampionatit, teksa pas mbylljes së fazës së parë është kryesuesja e superiores me 20 pikë e ndjekur nga Kukësi me 3 pikë më pak, ndërsa ishin verilindorët që i shkaktuan edhe humbjen e parë bardh e bluve.

Në sfidën kundër Skëndërbeut, tekniku i Tiranës, Orges Shehi do të bëjë pa mbrojtësin e skuadrës, Joselin Behiratce i cili është dëmtuar në sfidën kundër Kukësit, dhe sipas asaj që kanë raportuar mjekët lojtarit i duhen disa ditë pushim për t’u rikuperuar.

Një tjetër lojtar e bën me “dhimbje koke” teknikun e bardh e bluve. Mesfushori Enur Totre, ka shfaqur disa probleme dhe gjatë ditës së djeshme është parë të stërvitet veçmas dhe në sfidën kundër korçarëve mund të jetë një tjetër mungesë në formacionin e Tiranës.  /f.a/abcnews.al