Hekuran Hoxha u zbulua nga përgjimet, do trafikonte drogën e laboratorit të Hasit

schedule22:24 - 20 Janar, 2019

schedule 22:24 - 20 Janar, 2019

Hekuran Hoxha i arrestuar dy ditë më parë nga policia është një  nga persona kyç që kishte për detyrë trafikimin e drogës që do prodhohej në laboratorin e Hasit. Kanë qenë përgjimet që kanë zbardhur gjithë skemën e lidhjes së tij me me biznesmenin Admir Hoxha.

Hekuran Hoxha personi që do trafikonte drogen që do prodhohej në laboratorin e Hasit dhe Admir Hoxha ideator dhe financues i projektiti kanë qenë nën përgjim nga Prokruroia e Krimeve të Rënda. Në dosje thuhet se biznesmeni Admir Hoxha ka komunikime te vazhdueshme me të ndaluarin e dy ditëve më parë. Ata flasin për prodhimin e sasive të ndryshme droge dhe më pas trafikimin e saj. Po ashtu sqarohet se Hekuran Hoxha flet më pas me shtetasin Saimir Gjepalin i arrestuar gjatë operacionit volvo 4. Sipas Prokurorisë ky i fundit bashkëpunon ngushtë me pjesën tjetër të grupit të Shijakut, ku qëllimi është trafikimi i drogës në vendet e Europës perëndimore. Ideatori i laboratorit, Admir Hoxha prej 3 muajsh është në kërkim pasi nuk është ndalur. Por i gjithë aktiviteti i tij është i dokumetuar në dosjen e Prokurorisë. Biznesmeni, kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe 1 kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta. Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu që mbante edhe emrin Lavdërim Limani si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!