SPAK në aksion/ Arrestohet Erzen Breçani, në kërkim i biri. Zbardhen akuzat për ish-drejtuesin e Policisë Tiranë

schedule20:13 - 20 Nëntor, 2023

schedule 20:13 - 20 Nëntor, 2023

TIRANË- SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste për disa perona, mes tyre emra të njohur. Gazetarët e ABC News raportojnë se është arrestuar ish-drejtuesi i policisë Tiranë Erzen Breçani, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij.

Operacioni është zhvilluar nga SPAK pas komunikimeve të zbuluara në rrjetin “Sky”. Ish-funksionari i lartë i Policisë së kryeqytetit, Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash./abcnews.al