Shpërthimi në Meksikë, rritet numri i viktimave

schedule10:05 - 20 Janar, 2019

schedule 10:05 - 20 Janar, 2019

Të paktën 76 persona kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë në Meksikë, si pasojë e një zjarri të madh të shpërthyer në një impiant nafte. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Hidalgo, Omar Faiad. Rezervuari që mbante një sasi të madhe benzine shpërtheu pasi është shpuar në mënyrë të paligjshme, kur disa persona u përpoqën të vidhnin benzinë me kova.

Zjarri  i madh ndodhi në një qytet të vogël, 100 kilometra në veri të Meksikos. Dëshmitarë  okularë u shprehën se karburanti nisi të rridhte në orën 17 të ditës së premte, ndërsa shpërthimi ndodhi dy orë më vonë. Rreth 1000 persona ndodheshin në vendngjarje në përpjekje për të marrë benzinë me mjete rrethanore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!