Tottenham, borxhi rritet në 706 milionë paund

schedule17:01 - 23 Nëntor, 2021

schedule 17:01 - 23 Nëntor, 2021

706 milionë paund, mbi 830 milionë euro. Ky është borxhi neto i Tottenham, siç shihet edhe nga bilanci i publikuar nga Spurs në faqen e tyre zyrtare.

Covid-19 ndikoi shumë në financat e klubit, me të ardhurat e biletave të reduktuara në minimum. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe dështimin për t’u kualifikuar në Champions League, një goditje për llogaritë e Spurs.

Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, tha: “Rezultatet financiare të publikuara për vitin tonë që përfundon më 30 qershor 2021 pasqyrojnë periudhën e vështirë të pandemisë dhe kohën tepër të dëmshme të COVID-19 që përkon, siç ka ndodhur, me hapjen e stadiumit tonë në prill 2019. Ne raportojmë rezultatet tona në një kohë kur jemi të kënaqur që tifozët tanë janë në gjendje të kthehen në stadium për të brohoritur lojtarët. Dua t’i falënderoj veçanërisht ata për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë.”/h.ll/abcnews.al