Makina elektrike, 60 mijë vende pune në rrezik në Itali deri në 2035

schedule16:43 - 22 Nëntor, 2021

schedule 16:43 - 22 Nëntor, 2021

60 mijë vende pune janë në rrezik deri në vitin 2035 në Itali. Janë 1000 punonjës, 200 do të shkojnë në shtëpi brenda vitit, sakaq nuk ka siguri as për 800 vendet e tjera.

5000 tashmë po rrezikojnë punën e tyre, në fabrikat ku prodhojnë naftë pasi problemi aty tashmë  i ka prekur.

Ky është alarmi i sindikatës Fim Cisl e cila denoncon mungesën e ndërhyrjeve të qeverisë për stabilitetit për të mbështetur sektorin, i cili është goditur nga një proces intensiv transformimi dhe inovacioni teknologjik.

Shndërrimi i sektorit të automobilave në elektrike do të ndikojë në punësimin në Itali. Është ende e paqartë sot nëse ritmi aktual me të cilin po mbështetet tranzicioni elektrik është i duhuri.

Vlerësimet e fundit flasin për rreth 60 mijë vende pune në rrezik për shkak të tranzicionit të gjelbër, me disa kompani që rrezikojnë edhe mbylljen përgjithmonë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!