Frano Kulli sjell fjalorin e veprës së Gjergj Fishtës

schedule17:17 - 21 Nëntor, 2021

schedule 17:17 - 21 Nëntor, 2021

Për herë të parë vjen botimi i plotë i fjalorit të veprës së Fishtës, pas atij të pjesshëm botuar në vitin 1941 nga At Benedikt Dema.

Frano Kulli thotë se fjalori prej 15 mijë fjalësh e shprehjesh frazeologjike është padyshim një pasuri gjuhësore, por gjithashtu rrëzon edhe pretekstin se Fishta është i pakuptueshëm. Në hyrje fjalori shoqërohet me një thënie të Fishtës, ku e konsideron rëndësinë e fjalës si zeje.

Ndërkohë që Kulli sjellë ndërmend edhe vlerësimin e Cabejt, para se vepra e Fishtës të burgosej nga ferri komunist për 50 vite. Nga na tjetër ai thotë se vepra e tij duhet të jetë më e përfshirë në kurrikulat shkollore.

150 vjetori i lindjes e gjen at Gjergj Fishtën në dritën e rizbulimit, pasi vepra e plotë është botuar dhe zyrtarisht Akademia e Shkencave e nderoi me të parën veprimtari dedikuar figurës poliedrike të poetit kombëtar./ Abcnews.al