Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seanca e radhës për vrasjen e Oliver Ivanoviçit të hënën, pritet të dëshmojnë figura të larta politike

schedule13:29 - 20 Nëntor, 2021

schedule 13:29 - 20 Nëntor, 2021

Të hënën pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës.

Avokati Musa Damati në një prononcim për mediat është shprehur se në këtë seancë pritet të jenë dëshmitarë figura të larta të politikës.

 “Të hënën, më 22/11/2021 duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësor penal pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb, Ivanoviq. Gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, tha ai.



Ndërkohë kujtojmë se politikani serb Ivanoviç, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë në janar të 2018, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!