Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn i kërkoi sot në Prishtinë kryeministrit kosovar heqjen e taksës 100% për produktet serbe. Por siç tha Haradinaj pas takimit, kjo mund të arrihet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia. Në vëmendjen e kryeministrit Kosovar gjatë bisedës ka qenë çështja e liberalizimit të vizave, që për zyrtarin e Brukselit, duket përkohësisht e mbyllur. /abcnews.al
Hahn takon Haradinajn në Prishtine, kërkon heqjen e taksës serbe
schedule21:33 - 17 Janar, 2019
schedule 21:33 - 17 Janar, 2019