Alibeaj: Vetëdorëzimi i Balilit, fundi i hidhur i sistemit të drejtësisë

schedule19:48 - 17 Janar, 2019

schedule 19:48 - 17 Janar, 2019

“Vetëdorëzimi i Balilit, fundi i hidhur i sistemit të drejtësisë dhe epitafi i një shteti”. Kështu e konsideron deputeti demokrat Enkeljed Alibeaj, vetëdorëzimin në polici të “Eskobarit të Ballkanit”, pas 15 dështimeve të operacioneve policore.

“Prej 3 vitesh janë bërë jo më pak se 15 aksione të policisë dhe nuk e kapën dhe te i 16 shkon vetë e dorëzohet”.

Sipas tij kjo është një përrallë e hidhur dhe groteske

Për të kupuar a është vërtet përballje e ligjit mbi antiligjin ku shteti fiton mjafton të sjell një paragraf të shkurtër teksa dëgjohej intervista kur e pyetën se ku kishte qenë. Ishte në Tiranë.

Si nuk ju gjeti policia? Se nuk koinçidova asnjëherë me të.

E kuptoni groteskun e madh të krimit. Në 15 operacione policia do kapte krimin, te i 16-ti krimi kapi shtetin dhe për të kuptuart atë se çdo të ndodhë nuk çuditem aspak se në një sistem të tillë kur qeveria është e zhytur me krimin, s’do çuditesha fare që e gjitha kjo është një përrallë e hidhur. Kaq e turpshme është kjo situatë, bën karshillëk ndaj qeverisë e drejtësisë, publikut e partnerëve”.

Duke qenë partener me DEA-n amerikane dhe drejtësinë greke, Alibeaj shprehet se partneri shqiptar nuk është i besueshëm, ndërsa e quan karikurë të shëmtuar negocimin sipas tij të shtetit me krimin.

“DEA amerikane është prej dy vitesh që e kërkon dhe që do thotë që një qeveri që do duhet të jetë partnere do të duhet të kishte bërë minimumin e përçapjeve për ta kapur.

Partneri shqiptar nuk ëhstë i besueshëm dhe ka çeduar për këtë episod që doli papritur e papandehur, kur të gjithë e kishin harruar na u vetëdorëzua, ku drejtori i policisë i bën taksistin kriminelit më të madh dhe nuk ka karikaturë më të shëmtuar të shtetit që shkon e negocion me krimin dhe kushtet i vendos krimi”. /abcnews.al