Nga Erblina Mile
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kërkuar zyrtarisht rritje të çmimit të energjisë elektrike për bizneset. Aplikimet e dorëzuara në Entin Rregullator të Energjisë kanë nisur të shqyrtohen për të marrë më pas një vendim.
Për bizneset e mëdha të lidhura në tension 35 kilovolt është kërkuar një rritje e fortë e çmimit nga 1.5 lekë që është aktualisht në 2.61 lekë ose mbi 70 % më shtrenjtë. Ndërkohë më e vogël ka qenë kërkesa për rritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset e mesme të lidhura kryesisht në tension 20 kilovolt.
OSHEE ka aplikuar për një rritje me rreth 2.3 % dhe nga 3.9 lekë për kwh kërkohet që të bëhet 3.99. Ndërkohë në aplikimin e OSHEE nuk kërkohet rritje e tarifave të energjisë elektrike për familjarët. Rritja e çmimit të energjisë për bizneset ishte paralajmëruar edhe më parë që në momentin që qeveria shpalli emergjence energjetike.
Bizneset e mëdha në vend kanë detyrimin që ta sigurojnë energjinë elektrike në treg të lirë por deri më tani numri i subjekteve që kanë dalë në treg të lirë mbetet shumë i kufizuar për shkak të kostove më të larta që duhen për të siguruar energjinë që u duhet.
Ndërkohë që nga 1 janari bizneset pritet të përballen me kosto të larta të furnizimit me energji elektrike pasi edhe në tregjet ndërkombëtare çmimet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Aktualisht prodhimi i energjisë në vend është në minimum për shkak të kushteve të motit.
Nga të dhënat e KESH rezulton se prurjet natyrore në lumin Drin gjatë rezultojnë më të ulëtat në 10-vitet e fundit. Rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset nënkupton automatikisht rritje të çmimit të produkteve edhe për qytetarët. Edhe operatori i Sistemit të transmetimit ka kërkuar rishikim të tarifës. Këto kërkesa do të shqyrtohen nga ERE e cila do të vendos më pas për tarifat e reja të energjisë
PROPOZIMI PËR BIZNESET 35 KILOVOLT
ËSHTË 1.5 LEKË KWh
BËHET 2.6 LEKË KWh
PROPOZIMI PËR BIZNESET 20 KILOVOLT
ËSHTË 3.9 LEKË KWh
BËHET 3.99 LEKË KWh
/ Abcnews.al