Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesi i ONM-së, Maciej Popovski deklaroi se zgjatja e mandatit të vettingut është i rëndësishëm. Ai shtoi se ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses.
“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë.
ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar
Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht.
Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione,” u shpreh ai. /abcnews.al