Franca nuk do të imponojë masa të reja për të pavaksinuarit

schedule09:07 - 19 Nëntor, 2021

schedule 09:07 - 19 Nëntor, 2021

Franca nuk do të ndjekë shembullin e vendeve të tjera europiane duke vendosur masa më të ashpra për personat e pavaksinuar, tha presidenti Emmanuel Macron.

Europa është në vorbullën  e pandemisë, duke bërë që disa vende, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, të vendosin kufizime në prag të Krishtlindjeve. Ka pasur debate të shumta nëse nëse vetëm vaksinat janë të mjaftueshme për të eliminuar Covid.

Në Francë, kërkohet një certifikatë vaksinimi ose një test negativ për hyrjen në restorante, kafene dhe kinema dhe për aktivitete të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!