Po përdor Aston Villën si trampolinë për të kaluar te Liverpooli? Gerrard përgjigjet me dy fjalë

schedule15:52 - 18 Nëntor, 2021

schedule 15:52 - 18 Nëntor, 2021

Trajneri i sapoemëruar i Aston Villas, Steven Gerrard, i ka cilësuar si ‘shumë të padrejta’ pretendimet se ai po përdor Aston Villa si një trampolinë për të drejtuar Liverpool-in një ditë.

Legjenda e Liverpool ra dakord të bëhej trajneri i ri i Villa javën e kaluar pas shkarkimit të Dean Smith.

Por tashmë kanë spekuluar se kur kontrata e Jurgen Klopp të skadojë në vitin 2024, Gerrard do të jetë njeriu që do të marrë drejtimin në Anfield, edhe pse ai ende nuk ka drejtuar një ndeshje në Premier League.

Ai do të debutojë në ligën angleze këtë fundjavë ku Asnton Villa do të presë Brighton dhe ish-trajneri i Rangers ka folur për mediat për herë të parë që kur mori drejtimin e klubit, përpara ndeshjes kundër “Pulëbardhave” të shtunën.

Në një pyetje të veçantë, Gerrard u pyet se çfarë mund t’i “ofrojë” Aston Villa për të kaluar më pas te Liverpooli: “Shumë e padrejtë.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të them se është një gur hapi. Jam shumë i nderuar dhe krenar.

Unë do t’i jap kësaj pune gjithçka që i duhet për të pasur sukses, nuk mendoj se ka asgjë të keqe të kesh ëndrra dhe aspirata.

Liverpooli ka një trajner të klasit botëror dhe nëse ai do të nënshkruante një marrëveshje të përjetshme do të isha shumë i lumtur për ta dhe për të”. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!