Gainluigi Donnarumma është kthyer në një çështje te skuadra e PSG. Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës, është bërë çështje tek skuadra franceze.
Sipas “La Gazzeta dello Sport”, është raportuar se ka tension mes palëve, sepse 22-vjeçari është i pakënaqur me aktivizime tij tek parisienët, teksa është shprehur se e shqetëson rivaliteti me Keylor Navas.
Ish-portieri i Milanit këtë sezon është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje në të gjitha garat dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer Donnarummës, sepse ky i fundit është transferuar për të qenë një titullarë i padiskutueshëm mes shtyllave të PSG-së.
“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por më ‘shqetëson’. Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të filloja gjithmonë titullarë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol”, shprehej Donnarumma për TNT Sport. /f.a/abcnews.al