Real Madrid në gjurmët e ish-lojtarit të akademisë që sot e do e gjithë Evropa

schedule09:26 - 18 Nëntor, 2021

schedule 09:26 - 18 Nëntor, 2021

Real Madrid po ndjek nga afër sulmuesin e River Plate, Julian Alvarez dhe mund të bëjë një lëvizje për 21-vjeçarin nëse ai vazhdon formën që ka treguar deri më tani këtë sezon.

Alvarez ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime për Riverin në 16 ndeshje deri në këtë pikë, dhe faktikisht ai pati një periudhë të shkurtër në akademinë e Los Blancos si fëmijë. Për fat të keq për Alvarez, mosha e tij e re bëri që ai të mos mund të qëndronte në Real Madrid.

“Duhej të prisje deri në moshën 16-vjeçare. Nëse do të ishin vendosur të njëjtat rregullore si kur [Lionel] Messi mbërriti në Barcelonë, Julian do të ishte një lojtar i Real Madridit”, tha Piero Foglia, një agjent në Argjentinë. Alvarez është tashmë një lojtar me kombëtaren e Argjentinës dhe iu dha pak kohë për lojë, duke luajtur kundër Uruguait dhe Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës. I veshur me nr.8 në shpinë, Alvarez zëvendësoi Angel Di Maria dhe luajti në krahun e djathtë, që nuk është pozicioni i tij i zakonshëm pasi ai preferon të luajë si sulmues.

Julian Alvarez është lojtari më i kërkuar në futbollin argjentinas për momentin, me ekipe si Juventus, AC Milan dhe Atletico Madrid që të gjithë kanë shfaqur interes. Tashmë, Real Madridi i është bashkuar garës për nënshkrimin e tij. Objektivi kryesor i Real Madridit është sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, por ata po mbajnë një sy për çdo sulmues të ri të talentuar që mund t’i bashkohet klubit në një afat të shkurtër. /h.ll/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!