Brdaric: Jam i lumtur për kualifikimin, u treguam solid. Latifi? Ka mbështetjen time për t’u përmirësuar

schedule19:20 - 17 Nëntor, 2021

schedule 19:20 - 17 Nëntor, 2021

Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në “Kupën e Shqipërisë”, teksa ka mundur me rezultatin e thellë 6-0, skuadrën e Pogradecit.  Në çerekfinale shkodranët kanë “peshkuar” skuadrën e Flamurtarit.

Pas kësaj fitoreje ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, i cili është shprehur shumë i lumtur për kualifikimin duke theksuar se tanimë shkodranët janë një skuadër solide. Tekniku nuk la pa përmendur edhe çështje e Liridon Latifit, ku nënvizoi se lojtari ka mbështetjen e trajnerit për t’u përmirësuar në vazhdim.

“Jam shumë i lumtur, mendoj se ishte një paraqitje shumë e mirë në total. Në pjesën e parë treguam fytyrë shumë të mirë, ndoshta pas 6 golave në pjesën e parë, ekipi la ndeshjen pas dore dhe nuk vazhdoi paraqitja në pjesën e parë.

 Jam i kënaqur, treguan paraqitje mjaft solide. Futëm Çobën sepse nuk luajti në ndeshjen me Shpresat e Shqipërisë. Tani do të gjykojmë ndeshjen, të shohim dhe të përqendrohemi te takimi i radhës pasi është afër.

Çdo ndeshje mund ta përdorim për tu përmirësuar, më vjen mirë që shënuam 6 gola. Për fat të keq pësuam atë gol që mund ta evitonim, por ishte ndeshje e mirë dhe të vazhdojmë më tej.

Flamurtari sigurisht që ishte surprizë, pasi nuk ndodh gjithmonë që në ekip i Kategorisë së Dytë të mposhtë atë të Superiores. Prandaj ky ishte sinjal që ekipet e Superiores duhet të marrë seriozisht çdo kundërshtar dhe sot ne ishim në përqendrimin tonë maksimal dhe dhamë më të mirën.

 Për mua është e rëndësishme që çdo lojtar të mësojë nga veprimet e tij. Për mua nuk ishe veprim i mire i Latifit, ndoshta pati disi ndikim në ekip, megjithatë mendoj se është djalë i ri me ego dhe dëshirë për të luajtur futboll dhe do të ketë mbështetjen time maksimale për tu përmirësuar në vazhdim”, deklaroi Bradric. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!