Rama jep lajmin e mirë: Në Itali për njohje e pensioneve për shqiptarët, marrëveshje edhe me Greqinë

schedule09:00 - 17 Nëntor, 2021

schedule 09:00 - 17 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një lajm të mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe Greqi. Kryeministri ditën e sotme pritet të niset drejt Italisë, ku do të takohet me homologun, Mario Draghi.

Sipas Ramës në qendër të vëmendjes së bisedimeve me Draghin do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë.

“Në qendër të vëmendjes në bashkëbisedimin me Drganin do jetë njohja e tensioneve të tyre. Është një proces që ka filluar prej kohësh. Është tejet e vështirë dhe kemi bërë marrëveshje njohje tensionesh me shumë shtete. Ka nisur si një proces me qeverinë tonë. Në këtë fushë gjetëm tokë të shkretë. Dy janë marrëveshjet më të vështira, për shkak të masës së shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe Greqi. Marrëveshjet me këto dy shteteve” tha Rama./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!