Vrasja e vogëlushit Mateo, Rama: Të jepet dënimi më ekstrem mbi barbarin që kreu krimin

schedule08:33 - 17 Nëntor, 2021

schedule 08:33 - 17 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrasjen e fëmijës 8-vjeçar në Fier. Për Ramën, autori i këtij krimi tronditës, meriton që të marrin dënimin maksimal, megjithëse kjo nuk ngushëllon dhimbjen e familjarëve të viktimës.

Rama është shprehur se kjo ngjarje e ka lënë pa fjalë dhe i ka lënë një shije të tmerrshme, ndërsa me tej ka shtuar se do të ketë një ndërhyrje në legjislacion për dënimin e personave që janë përsëritës të një krimi.

“ Sic të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur dhe mbetet e pa ngushëllueshme për prindërit për familjen e të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo. Ajo çka nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbje në mendjen e zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur” tha Rama.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

Të martën, vogëlushi sëbashku me vëllain e tij 14 vjeçar nuk kishin shkuar në shkollë. Pasdite nëna e tyre Florida Vasiu, pasi ishte kthyer nga puna vuri re mungesën e të birit dhe nisi ta kërkonte në lagje. Pa arritur ta gjente ajo shkoi në polici për të denoncuar humbjen e vogëlushit.

Dyshimet e banorëve, të cilët e kishin parë fëmijën duke përdorur biçikletën e 38-vjecarit Klodian Çalamani e çuan policinë të kontrollonte banesën e tij.

Autori fillimisht nuk e pranoi krimin por më pas është “thyer” përpara hetuesve duke pranuar vrasjen dhe treguar vendin ku e kishte groposur. 8-vjecari u gjet i pajetë dhe i mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së Çalamanit.

Autori është shprehur se pasi fëmijës i kishte dhënë biçikletën ta përdorte, 8-vjeçari, sipas tij e kishte sharë. Ky ka qenë sipas tij edhe motivi për të cilën ai e kishte goditur të miturin me lopatë në kokë dhe në trup.

E gjithë kjo ndodhi në portën e shtëpisë së tij. Më pas Klodian Çalamani e ka zhvendosur trupin e pajetë të vogëlushit në oborr ku dhe e ka groposur. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit. “Si për fëmijën tonë na ka ardhur keq” tha njëri prej tyre.

Disa të rinj tregojnë se 38-vjeçari, jetonte i vetëm dhe nuk punonte rregullisht. Shpesh ai shihej i dehur në fshat. Klodian Çalamani ka qenë i dënuar edhe më parë për rrëmbim personi.

Në vitin 2006, së bashku me shokun e ti Florian Vasiu, që është edhe xhaxhai i fëmijës së vrarë, kishin marrë peng një 16-vjeçare të cilën e torturuan dhe e kërcënuan. Ata u dënuan nga Gjykata e Fierit me nga katër vite burg me akuzën për rrëmbim. Pas vuajtjes së dënimit autori ishte rikthyer në fshatin Grecalli të Fierit duke kryer krimin e radhës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!