Në këtë mënyrë do të llogarisni saktësisht se sa ujë duhet të pini në ditë

schedule07:15 - 17 Nëntor, 2021

schedule 07:15 - 17 Nëntor, 2021

Uji largon toksinat, transporton lëndët ushqyese në qeliza, rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” kyçet dhe më shumë.

Mungesa e tij, pra, mund të shkaktojë lloj-lloj problemesh. Mund ta keni dëgjuar rregullin “8 gota në ditë”, por çështja e “hidratimit” nuk është aq e thjeshtë. Sipas Institutit Amerikan të Mjekësisë, konsiderohet e mjaftueshme të konsumohen 3 litra (13 gota) lëngje në ditë për meshkujt dhe 2.2 litra (9 filxhanë) për femrat.

Duke u nisur nga kjo bazë, duhet të merrni parasysh edhe disa faktorë të tjerë, si gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore, nivelet e stërvitjes dhe mjedisi juaj, thotë Klinika Mayo. Gjithashtu, mbani në mend se uji nuk është zgjedhja juaj e vetme për hidratim, pasi pijet pa sheqer apo aditivë të tjerë (p.sh. kafe, çaj), frutat dhe perimet gjithashtu ofrojnë lëngje. Dieta vlerësohet të mbulojë 20% të nevojave të trupit për lëngje.

– Çdo aktivitet që ju bën të humbni lëngjet shtesë nëpërmjet djersës duhet të pasohet nga marrja e lëngjeve. Mjaftojnë rreth 400-600 ml (1,5-2,5 gota ujë) pas ushtrimeve të buta fizike. Pas stërvitjes intensive ose afatgjatë (p.sh. maratonë) është e nevojshme një pije sportive, pasi trupi nuk ka nevojë vetëm për ujë, por edhe për elektrolite.

– Kur nivelet e temperaturës ose lagështisë janë të ngritura në mjedis, kërkohet konsumim shtesë i lëngjeve. Gjithashtu, në lartësinë më shumë se 2500 metra rritet ritmi i frymëmarrjes dhe vërehet frekuenca, kështu që rezervat e lëngjeve të trupit shterohen më shpejt. Ujë shtesë dhe burime të tjera hidratimi nevojiten edhe në këtë rast.

-Temperatura, të vjellat dhe diarreja e dehidratojnë organizmin, ndaj në rast sëmundjeje duhet të merrni më shumë lëngje. Uji është gjithashtu i dobishëm në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Përkundrazi, disa sëmundje (p.sh. dështimi i zemrës, sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë) prishin procesin e largimit të lëngjeve nga trupi, duke vendosur kështu një kufizim në marrjen e ujit.

Gjatë shtatzënisë dhe dhënies së gjirit rritet edhe nevoja e organizmit për hidratim. Instituti Amerikan i Mjekësisë rekomandon që gratë shtatzëna të konsumojnë rreth 2,3 litra (10 gota) dhe gratë që ushqejnë fëmijën me gji 3,1 litra (13 gota) lëngje në ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!