Yuri Kim merr dozën e tretë të vaksinës anti-COVID: Faleminderit shkencëtarëve

schedule18:00 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:00 - 16 Nëntor, 2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti COVID. Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadorja me anë të një postimi në rrjete socialee, ku shkruan se ndihet shkëlqyeshëm. Diplomatja amerikanenka falenderuar shkencëtarët që krijuan vaksinat dhe bluzat e bardha.

Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës”, shkruan Kim.

Doza e tretë e vaksinës është për moshat mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut dhe injektohet 6 muaj pas injektimit të dozës së dytë. Prej datës 1 nëntor fasha e vaksinimit është ulur në +16-vjeç  si dhe për mbi 12-vjeçarët me sëmundje.

Në vendin tonë është shënuar një shifër e lartë e numrit të të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3662 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 587 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona. Ndërkaq deri më tani numri i të infektuarve me Covid  në vendin tonë ka shkuar në 8 317 persona. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!