“Abissnet Superiore” do të rikthehet në luhet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së nëntë të saj, që rrjedhimisht përmbyllin edhe fazën e parë të kampionatit. Të 5-ta ndeshjet do të luhen në tri ditë nga e shtuna në të hënë.
Vllaznia-Kastrioti është sfida e parë që do të hape edhe siparin e javës së nëntë, e cila do të luhet në orën 1.6:45, në stadiumin “Lora Boriçi”. Në këtë takim shkodranët janë të dënuara të fitojnë pas 3 javësh zhgënjyese në kampionat.
Ora 19:45 ka rezervuar një sfidë interesantë në “Air Albania” me Partizanin që pret Laçin, ku të dyja skuadrat do kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat.
Gjithashtu dita e dielë ka rezervuar vetëm një sfidë atë mes Teutës dhe Skëndërbeut që do të zhvillohet në orën 13:45. Durrsakët do kërkojnë fitoren pas asaj humbje minimale kundër Laçit, ndërsa Skëndërbeut për të marrë fitoren e dytë pas asaj me Kukësin.
Dita e hënë do përfaqësohet me dy sfidat e mbetura që janë vërtet të luftuara. E para do jetë ajo mes Dinamos dhe Egnatias në orën 16:45, ndërsa sfida tjetër dhe më e rëndësishmja e kësaj javë është mes Kukësit e Tiranës, ora 19:45. Sfida mes dy skuadrave kryesuese që duan të tregojnë se jo rastësisht janë në dy vendet e para në tabelën e klasifikimit.
Java e nëntë:
E shtunë:
16:45 Vllaznia-Kastrioti
19:45 Partizani-Laçi
E diel:
13:45 Teuta-Skëndërbeu
E hënë:
16:45 Dinamo-Egnatia
19:45 Kukësi-Vllaznia
/f.a/abcnews.al