Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtimi i forcave ruse në kufirin ukrainas, NATO paralajmëron Moskën

schedule14:02 - 15 Nëntor, 2021

schedule 14:02 - 15 Nëntor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg këtë të hënë ka bërë një paralajmërim për Moskën që të mos përshkallëzojë tensionet në kufirin ruso-ukrainas .

Stoltenberg në deklaratën e tij theksoi se NATO mbetet fuqishëm në anën e Ukrainës.

“Duhet të shohim qartë, duhet të jemi realistë për sfidat me të cilat përballemi. Dhe ajo që ne po shohim është një përforcim i rëndësishëm dhe në shkallë të gjerë i forcave të armatosura ruse,” ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se  vendimi nuk ishte një sinjal i një hetimi zyrtar antitrust në Moskë.  Ndërkohë lëvizjet e forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën kanë ngritur frikën për një sulm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në lidhje me këtë Moska i ka hedhur poshtë akuzat si nxitëse dhe po ankohet për rritjen e aktivitetit në rajon nga forcat e NATO-s.

Stoltenberg gjithashtu theksoi se përshkallëzimi i pranisë ruse në kufi ishte i rrezikshëm pasi kufizonte mundësinë e parandalimit të një incidenti të nxehtë

“Fakti që ne jemi dëshmitarë të këtij përshkallëzimi ushtarak në kufi, kufizon kohën e paralajmërimit midis një vendimi në Rusi dhe zbatimit të tij ushtarak me veprime agresive kundër Ukrainës”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!